Google ADS

8,314 raste aktive e mbi 51 mijë të infektuar në Kosovë

09:35 | 2 Janar 2021
Arbresh.info

Që nga data 13 mars kur janë shfaqur rastet e para e deri më tani numri i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 51 mijë e 502.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si të dyshuar për SARS COV-2, janë testuar 184 mijë e 737 persona.

Të shëruar nga koronavirusi janë 41 mijë e 852 persona.

IKSHPK bën të ditur se deri më tani betejën me virusin e kanë humbur 1 mijë e 336 persona.

Ndërkaq numri i rasteve aktive është 8 mijë e 314.

“Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme