Muharrem e Nesrete Kumnova, tash e 22 vite presin që dikush të trokas në derën e tyre dhe t’u sjell një lajm për fatin e birit të tyre, Albionit.
Nga marsi i 1999-tës, kur ushtria serbe ua rrëmbeu djalin e vetëm, Albinonin, nuk ka gëzim në shtëpinë e tyre.
Nesretja, një nënë që nuk u ndal me aktivitete për zbardhjen e fatit të djalit të saj por edhe të rreth 1600 persona që raportohen si të zhdukur nga lufta në Kosovë shprehet e zhgënjyer që institucionet e vendit nuk bën as edhe një përpjekje të vogël për gjetjen e tyre.
Nesretja në mes të dhimbjes gjeti pak forcë për të ndarë rrëfimin e saj nga momenti i zhdukjes së djalit të saj.
Ajo, me lot në sy tregon si e kujton momentin e fundit që e ka parë Albionin.
“Që 22 vite në shtëpinë tonë nuk ka një ditë të zakonshme. Momenti i fundit që kemi fol bashkë është se në shtëpinë tonë, në kohë lufte kriminelët na vizitoni çdo ditë dhe ishim me shumë fqinj në shtëpinë tonë. Albioni gjysmë ore para se me hi kriminelët serb me thirri dhe zakonisht me thirrke pak si me lazdrim, me tha mami ma jep një hap të qetësimit se nuk jam mirë, ia dhash një bensedin dhe e shikova me sy nalt sepse ishte shumë i gjatë. E piu atë hap dhe shkoi në dhomën e tij. Që nga ai moment nuk e kam parë më Albionin”, rrëfeu Nesretja.
Pas 21 viteve ende Albioni mbahet “peng” i vdekur në varrezat masive në Serbi.
Albioni u rrëmbye vetë i 6-ti në shtëpinë Kumnova. Pesë personat e tjerë që kanë qenë me të janë gjetur në një varrezë, por aty nuk ishte edhe trupi i Albionit.
“Për ne kanë humbur shpresat që të jenë gjallë. Dëshmia e vërtetët është sepse 6-tit është dashtë të gjinden në atë varrezë por unë si nënë s’jam ndalur kurrë, zëri im ka kumbuar në gjithë botën kjo mu ka kthy në bumerang nga kriminelët serb dhe ma mbajnë edhe të vdekur Albionin” u shpreh Nesretja.
“Janë gjakftof dhe zëri i tyre nuk dëgjohet fare”, kështu tha Nesretja për institucionet e vendit që nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.
“Zëri ynë po has në vesh të shurdhër, nga institucionet janë gojë mbyllur e donë më bë pajtim me kriminel që vranë e masakruan. Dhe ata ulën e bisedojnë me kriminelin serb, duhet të kushtëzojnë dialogun me gjetjen e të pagjeturve”, tha ajo.
Si familja Kumnova presin edhe mbi familje të 1600 personavë tjerë, që të dinë për fatin e më të dashurve të tyre./M.Avdimetaj/arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali