Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilën ka biseduar për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.
Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se kanë shtuar masa të shumta përkrahëse për sektorin e bujqësisë, përmes të cilave synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Majhen për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë. Po ashtu, ministri shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Nga ana e tij, ambasadori Miljan Majhen, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...