Më 20 tetor Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin. Ai organizoi një festë shumë të bukur ku kishte të ftuar familjarë e miq, mes të cilëve shumë figura publike.
Ata nuk ngurruan të ndanin me ndjekësit në rrjetet sociale foto e video nga festa, ku e kanë “djegur” me këngë e valle.
Mirëpo, nga ana tjetër javë vendosur edhe në qendër të kritikave, pasi siç e dimë Komiteti Teknik i Ekspertëve në fillim të javës kishte ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona. Kjo ka bërë që fansat të shpërthenin në kritika, pasi nuk janë respektuar rregullat anti-Covid.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku u organizua ditëlindja e aktorit, si dhe ka pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit.
Gjithashtu, policia bëri me dije se në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-Covid.
Rreth dy muaj nga kjo ngjarje ka ardhur edhe reagimi i Xhensila Myrtezajt e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj momentet më të bukura të 2020, mes të cilave ka veçuar edhe ditëlindjen e partnerit të saj.
Por, ajo nuk e ka lënë pa përmendur faktin se janë gjobitur, madje janë “mbytur” në gjoba, sipas saj. Më tej, këngëtarja e hitit “Panorama” shkruan se në vend asokohe organizoheshin dasma me nga 300 veta, por një gjë është e sigurtë: Ata nuk e ndalën gëzimin.
Edhe pse na mbytën me gjoba ndërkohë që në vend organizoheshin dasma me nga 300 veta, ne prap se ndalëm gëzimin!”-ka shkruar Xhensila.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...