Shkalla e përhapjes së variantit të ri të Covid-19 është tre herë më e lartë

00:13 | 2 Janar 2021
Trina Galanxhi

Një studim i kryer nga Imperial College London mbi variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Britani të Madhe, ka gjetur se shpejtësia e përhapjes së epidemisë është tre herë më e madhe se sa që është parashikuar.

Kjo do të thotë që çdo 10 njerëz të infektuar,  ndoshta do të infektojnë midis katër dhe shtatë personave nëse kanë një variant të ri të virusit, raportoi BBC, transmeton portal arbresh.info

“Është një numër i lartë, që tregon se ky lloj infeksioni po përhapet më shpejt”, thuhet në studim.

Sipas studimit, gjatë izolimit të muajit nëntor, kur bëhet fjalë për variantin e vjetër të Covid-19 shkalla e riprodhimit ishte rreth 0.9, që do të thoshte se gjatë dy deri në tre javë numri i rasteve zvogëlohet me rreth 30 për qind, ndërsa me variantin e ri ata do të trefishoheshin./arbresh.info/

Të ngjashme