Manchester fiton me një penallti të dyshimte, barazohet me pikë me Liverpoolin

23:15 | 1 Janar 2021
A. B.

Manchester fiton me një penallti të dyshimte, barazohet me pikë me Liverpoolin

Manchester United ka arritur sonte një fitore të rëndësishme në Old Trafford duke e mposhtur Aston Villën me rezultat 2-1 edhe pse goli i dytë nga penalltia po konsiderohet i dyshimtë pasi që ishte një ndërhyrje e lehtë në Pogban. Kjo penallti edhe ia fitojë ndeshjen Unitedit

Manchester United ka fituar sonte kundër Aston Villës me rezultat 2-1 për t’u barazuar kështu me pikë me Liverpool që është në vendin e parë.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e Manchester Unitedit në periudhën festive dhe vjen pas fitores se ngushtë kundër Wolves në fund të ndeshjes të martën me rezultat 1-0.

“Djajtë e kuq” e nisën shumë mirë takimin dhe disa herë sulmuan në pjesën e parë, derisa Aston Villa tentonte që të sulmonte nëpërmes kundërsulmeve.

Goli për United erdhi në minutën e 40-të pasi Martia shfrytëzoi mirë një gjysmëkros të Wan-Bissakas për ta kaluar skuadrën në epërsi prej 1-0.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Aston Villa e nisi më mirë dhe shënoi gol në minutën e 58-të. Një krosim në zonë të Grealish e shfrytëzon Traore për të shënuar golin e barazimit për Aston Villën.

Disa minuta pas barazimit, në zonë të 16 metërshit do të rrezohej Paul Pogba e ku VAR do ta akordonte një penallti për Manchester United e që prej shumë mediave në Angli po thuhet se ishte një penallti e lehtë.

Megjithatë, akordohet penallti që në gol e shndërron Bruno Fernandes në minutën e 61-të.

Pas kësaj Aston Villa ishte shumë më e mirë dhe disa herë ishte afër për të shënuar golin e barazimit.

Kjo fitore e betonon në pozitën e dytë Manchesterin me 33 pikë, me një ndeshje më pak se Liverpool që është në vendin e parë.

Aston Villa zbret në vendin e gjashtë nga vendi i pestë dhe ka pikë të barabarta me Chelsea në vendin e pestë. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme