Pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Kroaci shpërndahen kontenierë për të pastrehët dhe zona e goditur po pastrohet. Shumë vetë e kaluan natën e ndërrimit të viteve jashtë, nëpër çadra ose në makina, ndërkohë qeveria kroate kërkoi aktivizimin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Në Kroacinë e dëmtuar nga tërmeti më i fortë i 140 viteve të fundit vijojnë operacionet e pastrimit. Shtatë vetë humbën jetën nga lëkundja me magnitudë 6.4 që shkatërroi shtëpitë e Petrinjës, një fshati në jug të kryeqytetit Zagreb. Rreth 20 është bilanci i të plagosurve.
Shumë njerëz e kaluan natën e ndërrimit të viteve jashtë nëpër çadra ose në makina, jo vetëm për shkak të shtëpive të shkatërruara por edhe frikës për shkak të vazhdimit të pasgoditjeve.
Hotelet dhe disa kompani dhuruan çadra dhe kontenierë. Të tjerë kontenierë u dërguan në rajonin e Glinas.
Ditët në vijim pritet të vijnë edhe rreth 60 kontenierë për të strehuar 500 banorë. Gjithashtu Kryqi i Kuq kroat ka shpërndarë ndihma humanitare.
Zona e tërmetit vijon të lëkundet. I fundit që shkaktoi panik ishte një tërmet që ra të enjten me magnitudë 3.7.
Rreth 850 familje kanë qenë pa energji elektrike deri vonë të mërkurën.
Qeveria kroate ndërkohë kërkoi aktivizimin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Përpjekjet për rimëkëmbje u vlerësuan nga presidenti kroat Zoran Milanoviç i cili tha se ky nuk është fillimi i parë i ri i vendit.
“Fatmirësisht ka shumë fillime të reja në historinë e vendit. Dua të falënderoj të gjitha atë që janë përfshirë në operacionet e ndihmës, sidomos ushtrinë e Kroacisë,” tha presidenti Milanoviç.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...