Viti që e lam pas do të mbahet mend për koronavirusin, por 2021-ta pritet të mbahet mend për vaksinën kundër Covid 19.
Por, kosovarët duket se nuk janë shumtë të entuziazmuar në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit.
Indeksonline ka realizuar një anketë online për vaksinën kundër Covid 19. Në këtë anketë 1396 respodentë I janë përgjigjur dy pyetjve: “A do e merrni vaksinën kundër Covid 19” dhe “A i besoni vaksinës kundër Covid 19”.
Në pyetjen e parë janë përgjigjur 1379 persona, ku 757 kanë votuar se “JO nuk do e marrim”, ndërsa 622 janë përgjigjur se “PO do e marrim”.
Nëse e rikthejmë në përqindje, atëherë i bije që 54.9 përqind e njerëzve janë përgjigjur se nuk do marrin vaksinën, kurse 45.1 janë shprehur se do e marrin vaksinën.
Kurse, në pyetjen e dytë “A i besoni vaksinës kundër Covid 19”, 714 persona janë përgjigjur se nuk i besojnë, kurse 664 respodentë kanë thënë se I besojnë.Kur e kthejmë në përqindje, i bie se 51.8 përqind e njerëzve nuk I besojnë vaksinës, kurse 48.2 përqind i besojnë.
Zemaj në fund të vitit që shkoj lajmëroj se Kosova do marrë kontigjentin e parë të vaksinave në muajin shkurt.
Ndërlidhja strategjike e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe U...
Gresa akuzon Rovenën për ‘vjedhje’ të këngës, kjo e fundit z...
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim ës...
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që ...
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David
KFOR-i kryen trajnime për menaxhimin e trazirave dhe kontrol...