Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19, si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga numri i viktimave.
SHBA-të tashmë janë vendi i parë në botë me mbi 20 milionë njerëz të infektuar.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani në SHBA janë infektuar 20 milionë e 515 mijë e 500 persona, kanë vdekur 355 mijë e 326 persona, si dhe janë shëruar 12 milionë e 143 mijë e 451 pacientë.
Po nga World Meters bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit SHBA-të kanë raportuar 69 mijë e 846 raste të reja me COVID-19, 1 mijë e 111 viktima.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...