1181 jetë të humbura regjistroi Shqipëria që nga nisja e pandemisë së Covid-19, në mars të vitit që sapo lamë pas.
Trajketorja e përditësimeve solli përgjatë vitit herë ulje e herë ngritje të rasteve të reja, të të shëruarve dhe fatkeqësisht, edhe të numrit të viktimave. Rastet pozitive shkojnë mbi 58 mijë, ndërsa i personave të shëruar, mbi 23 mijë.
Tirana mbetet qyteti që kryeson listën me më shumë raste infektimesh. Shpresat për përmirësim të ndjeshëm të situatës pandemike shtohen me lajmin për nisjen së shpejti të vaksinimit.
Megjithatë, nuk mungon apeli i përsëritur edhe i mjekëve, edhe i institucioneve të tjera përgjegjëse, që të bëhet kujdes sidomos me grumbullimet gjatë këtyre ditëve të festave.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për shkak të festave, edhe publikimi i shifrave të të prekurve nga Covid-19 do të rinisë në datën 3 janar, ku do të përfshihen dhe rezultatet e ditëve të festave./A2
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...