Heidi Lushtaku dhe Robin Haxhi Krasniqi ishin ndër çiftet më të përfolura derisa në fillim të vitit e njoftuan ndarjen pas disa vitesh martesë.
Por, në fund të muajit tetor të vitit që lamë pas, kishte zëra se dyshja janë rikthyer bashkë.
Boksieri junikas në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka deklaruar se “nuk ka përfunduar asgjë” mes tyre.
Ndërsa modelja refuzoi të komentonte deklaratat e tij.
“Nuk dua të komentoj, më fal. Sinqerisht nuk dua,”- tha Heidi Lushtaku në emisionin “Rudina”, mbrëmjen e së mërkurës.
Teksa uroi shqiptarët për festat, ajo foli edhe për dashurinë duke thënë se është ushqim i shpirtit.
“Vetes dhe çdo njeriu i uroj shëndet, lumturi, kjo periudhë na ka dhënë një të mirë që të përqëndrohemi tek vetja. Kur qëndrova e mbyllur për disa muaj me prindërit e mi kam thënë o Zot faleminderit. Thoja uroj që çdo njeri ta kuptojë kush është baza jonë, shtëpia jonë e vërtetë, se kisha problem që nuk kishte udhëtime e punë. Uroj dashuri mbi të gjitha, sepse dashuria është ushqimi i shpirtit, i njeriut dhe besoj edhe Zoti na ka krijuar me shumë dashuri, është nevoja jonë më e madhe. Kur e ke dashuri në jetën tënde, e kalon më lehtë, ke energji për të përballuar gjërat,”- u shpreh ajo.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor