Të paktën 16 palestinezë u plagosën sot kur forcat Izraelite qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thonë se protesta u mbajt kundër vendbanimeve izraelite në Deir Jarir, në qytetit Ramallah.
Ushtria izraelite përdori një dron për të hedhur dhjetëra bombola të gazit lotsjellës mbi protestuesit.
Më 23 dhjetor, kolonët filluan krijimin e një vendbanimi në zonën malore Sharafat në fshatin Deir Jarir duke instaluar pajisje dhe çadra në majë të malit nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.
Më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në më shumë se 250 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të okupuar.
Ligji ndërkombëtar i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara”, ndërsa të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit