Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, njihet si njëra ndër artistet më të suksesshme në Britani të madhe.
Që me debutimin e saj në muzikë në vitin 2012, Ora e shënon këtë rekord, madje ajo lë prapa këngëtare shumë të famshme botërore, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë këtij viti pandemik, Rita erdhi fushqishëm me projektin e saj “How to be lonely”, ku për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.
“How to be lonely” ishte kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020.
E këto ditët e fundit, Rita e ka bërë të ditur se përsëri do të jetë pjesë e panelit gjykues të The Voice Australia për vitin 2021 panelit gjykues të The Voice Australia për vitin 2021.
Është e paqartë se kur do të fillojnë xhirimet për sezonin 2021, por ka të ngjarë që mentorja me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Rita do të udhëtojë në Australi për spektaklin.
Kujtojmë se, Rita Ora, u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.
Ajo organizoi një festë me shumë të ftuar për ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës – festë kjo e cila u ndërpre nga policia.
Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi.
Rita vitin 2020 po e permbyllë siç duket përsëri me suksese të shumta, edhe pse në vitin 2020 nuk ishte shumë aktive në skenën muzikore, ajo përsëri arriti të grumbullojë 2 miliardë klikime në kanalin e saj në youtube.
Duhet ta theksojmë se shumë kosovarë nëpër botë janë duke arritur majat e suksesit, sikurse edhe Rita Ora, që disa vite në skenën botërore ka arritur të bëjë krenarë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ndërkohë, sa i përket jetës private për Ritën po flitet se është fejuar me Romain Gavras, pasi në një paraqitje të saj është parë me unazë.
Rita lindi në Kosovë, nga dy prindër me prejardhje shqiptare. Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të largoheshin nga persekutimi i zhurmshëm i luftës dhe gjenocidit serb./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...