“Amnistia” për kriminelët edhe tashmë kur po bëhen 13 vjet nga shpallja e pavarësisë mbetet sfiduese për një sistem të shëndoshë të drejtësisë që do të ndiqte krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kritikat shtohen edhe për ekzekutivin për mungesë të mekanizmave që luftojnë kriminelët “e paprekshëm”. Rrjedhimisht Kosova mbetet e izoluar, pa liberalizim të vizave dhe një të ardhme jo shumë premtuese sa i përket integrimeve euroatlantike.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë është vazhdimësia e proceseve të dështuara. Viti 2020 fatkeqësisht ka qenë vazhdimësi e tre apo katër viteve të fundit. Është ballafaquar me mungesë të efikasitetit, në mungesë të profesionalizimit, me stërzgjatje e procedurave ligjore në çështjet civile, çështje administrative dhe me mungesë të rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në një intervistë për arbresh.info, thotë se sistemi i drejtësisë në vitin 2020 është ballafaquar me probleme shumë serioze në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë Gjyqësor.
“Sa i përket proceseve të rëndësishme siç është zgjedhja e anëtarëve të ri të Këshillit Prokurorial apo proceset e emërimit të kryeprokurorëve të ri e njëjta është edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, deklaron ai.
Miftaraj, ka theksuar se këto dy sisteme kaq të rëndësishme nuk kanë interes të ndryshojnë gjendjen. por më shumë janë të interesuara që të vazhdoj “status quo”.
“Një qytetarit të Kosovës i duhen ende 5-6 vite për të marr drejtësi në një çështje civile, apo 3-4 vite në një çështje administrative”, thotë Miftaraj.
Kosova është shumë larg asaj çka quhet gjykim në kohë të arsyeshme në pajtim me obligimet që ka përcaktuar Kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai kritikon edhe zvarritjet e rasteve të profilit të lartë për krim të organizuar.
“E kjo sigurisht ndikon në efikasitet por çka është më e rëndësishmja përçohet mesazhi që institucionet e Kosovës, gjykatat e prokuroritë nuk po kanë guxim, nuk po kanë vullnet ti përmbyllin këto raste, që i përcakton Kodi i Procedurës Penale”, sqaron Miftaraj.
Ai thotë se viti 2020 nuk ka rezultuar me asnjë aktgjykim të formës së prerë për profilin e lartë.
Miftaraj shton kritikat edhe për Qeverinë e Kosovës sa i përket krijimit të mekanizmave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Rasti i Task Forcës, ka qenë rasti eklatant i cili ka dëshmuar se një kryeministër i vendit se si një qeveri hakmerren ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, vetëm se kjo task forcë kishte hetuar e kishte marr në pyetje anëtarë të kabinetit aktual të qeverisë, kishin marr pjesë në hartimin e kallëzimeve penale të zyrtarëve të lartë të LDK-së, të AAK-së, por edhe të partive të tjera politike”, thotë Misftaraj për arbresh.info.
Ai ka thënë se ky ka qenë mesazhi më i keq për faktorin ndërkombëtar.
“Republika e Kosovës fatkeqësisht tërë fokusin e tërë energjinë e saj në vitet e fundit, po thuajse është duke e shfrytëzuar në luftën politike brenda institucioneve të Kosovës brenda partive politke, përderisa Republika e Kosovës në raportin e brendshëm ka probleme sistematike, në raport ndërkombëtar e ka dialogun më Serbinë”, vlerëson Miftaraj.
Miftaraj ka deklaruar se Kosova e ka obligim ndaj vetë republikës, ndaj të kaluarës së saj të përdor faktet kundër Serbisë e të zbardhet e vërteta që në radhë të parë të personave të zhdukur e pastaj me hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Gjykata Speciale është si rezultat i kërkesë së faktorit ndërkombëtar e padyshim e sponsorizuar nga Serbia nga Rusia e nga shtet e tjera të cilët nuk është se kanë qasje miqësore ndaj shtetësisë së Kosovës. Kosova e ka vetë obligim ndaj vetë republikës, ndaj të kaluarës së saj të përdor faktet kundër Serbisë e të zbardhet e vërteta. Dështimet që i ka pasur shteti i Kosovës që nga vitit 1999 e deri më sot janë përmbledhur në një faturë e cila sot quhet Gjykata Speciale, ku deri më tani i kemi aktakuzat e para të konfirmuara ndaj krerëve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Miftaraj.
Derisa flet për Gjykatën Speciale, Ehat Miftaraj, thotë se do të jetë një proces kompleks dhe i gjatë, që do të kërkohet të gjinden dëshmitarët për të dëshmuar pafajësinë e këtyre personave./E.Ballazhi/arbresh.info/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...