Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve Afrikane të rrisin mbikëqyrjen dhe analizën gjenomike ndërsa shfaqen variante të reja COVID-19 në rajon, sipas një njoftimi në faqen e internetit të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Afrikën, transmeton arbresh.info.
OBSh-ja deklaroi se me shfaqjen e fundit në rajonin e varianteve të reja COVID-19, të cilat duket se kanë transmetueshmëri më të lartë, OBSH po i nxit vendet të ndërmarrin një mbikëqyrje dhe analizë të shtuar.
“OBSH u bën thirrje vendeve të rritin mbikëqyrjen dhe analizën përmes rrjetit laboratorik të sekuencave të gjenomit Afrikan, për të zbuluar çdo mutacion të ri dhe për të forcuar përpjekjet për të frenuar pandeminë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...