Nga sot fillon aplikimi i rregullt i policave kufitare

07:12 | 1 Janar 2021
arbresh.info

Byroja Kosovare e Sigurimit(BKS) njofton se duke filluar nga data 01.01.2021, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

”Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta”.

Byroja Kosovare e Sigurimit(BKS) ka kujtuar se sonte skadon marrëveshja për mbulimin e policave me Qeverinë e Kosovës.

“Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020”.

Sipas këtij njoftimi policat do të paguhen në pikat e BKS-së që ndodhen në të gjitha pikat kufitare.

“Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxirrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftimin e BKS./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme