Në Klinikën Emergjente në Prishtinë janë duke u trajtuar numër i vogël i pacientëve të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Avdush Bajgora, shefi i ndërrimit në këtë Klinikë, i tha Ekonomia Online, se janë duke trajtuar disa pacientë që kanë pësuar djegie dhe një rast më të rëndë që ka pësuar frakturë të eshtrave.
Sipas tij, këtë vit numri i të lënduarve ka shënuar rënie, madje ai po konsideron se kjo ka ardhur për arsyeje të vetëdijesimit të qytetarëve.
“Si duke populli jemi vetëdijesuar. Në krahasim me vitet dhe numri është më i vogël, mirëpo unë garantojë që të gjitha punët po i realizojmë ashtu siç duhet dhe me përkujdes”.
“Pacientët që janë pranuar kanë pasur djegie një ka pasuar fraktura të eshtrave”.
Ai ka folur edhe për rastet e tjera të pranuar në këtë Klinikë, ku ka sqaruar se kanë pasur disa raste të rënda nga aksidentet në trafik, raporton EO.
“Ka qenë një ditë e ngarkuar dhe kemi pasur mjaftë raste të cilat kanë qenë të natyrave të ndryshme. Një fëmijë ka qenë i atakuar nga një automjet dhe është pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë”
“…kemi pasur edhe një rast një vetaksident, i cili poashtu është në gjendje të rëndë”.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua