Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping përcolli mesazhin e urimit për Vitin e Ri 2021 nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit.
Ne mesazhin e tij Presidenti kinez theksoi se :
Viti 2020 është një vit i pazakonshëm. Përballë pandemisë së papritur të COVID-19, dëshmuam dashurinë e madhe për njerëzit nëpërmjet vendosjes së popullit dhe jetës njerëzore në plan të parë dhe shkruam epikën e luftës kundër epidemisë nëpërmjet forcës së bashkimit dhe këmbënguljes. Në kohët e vështira pamë guximin e grupeve mjekësore, tolerancën e njerëzve të mbyllur në shtëpi, përgjegjësinë dhe sakrificën e njerëzve në punë, ndjenjat prekëse të ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Nga “engjëjt e bardhë” deri te ushtarët e popullit, nga studiuesit deri te punonjësit e lagjeve, nga vullnetarët deri te ndërtuesit e projekteve, nga të moshuarit mbi 70 vjeç deri te brezi i ri i të lindurve në vitet 1990-2000, njerëz të panumërt kryen detyrat e tyre, duke mbrojtur banorët e zakonshëm me dashuri dhe duke formuar me forcën e tyre një mur të hekurt për mbrojtjen e jetës. Ata që shkuan në zonat epidemike me vendosmëri dhe ata që dërguan materiale ndihme, shfaqën në mënyrë të gjallë shpirtin e madh antiepidemik.
Ne po shpejtojmë formimin e strukturës së re të zhvillimit dhe po zbatojmë thellësisht zhvillimin me cilësi të lartë. Kina është e para ndër ekonomitë kryesore në botë që realizoi rritje sivjet. Sipas parashikimeve, vlera e përgjithshme e prodhimit të brendshëm bruto të Kinës në vitin 2020 mund t’i kalojë 100 trilionë juanët. Kemi pasur korrje të bollshme për 17 vjet me radhë. Kina ka arritur rezultate të mëdha në misionet shkencore si sonda e Marsit “Tianwen-1”, sonda hënore “Chang’e-5”, mjeti i zhytjes në thellësi të mëdha “Fengdouzhe” etj.
Në vitin 2020 patëm suksese të mëdha historike në realizimin e objektivit të ndërtimit të shoqërisë relativisht të begatë dhe arritëm fitoren vendimtare në luftën për zbutjen e varfërisë. Bëmë përpjekje të mëdha për të ndihmuar banorët në zonat më të varfra dhe çrrënjosëm varfërinë atje. Në tetë vjetët e fundit, afro 100 milionë banorë të fshatit dhe 832 konte të varfra u shkëputën nga varfëria sipas standardeve të tanishme. Pas të gjitha zigzageve të këtij viti, e kemi kuptuar më shumë se kurrë rëndësinë e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Gjatë shumë bisedave telefonike me miq të vjetër dhe të rinj në botë dhe shumë videokonferencave ndërkombëtare, kam folur më shumë mbi bashkëpunimin dhe solidaritetin për përballimin e pandemisë. Për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë ka ende një rrugë të gjatë dhe detyra të vështira. Popujt e ndryshëm duhet të luftojnë krah për krah për ta mposhtur sa më parë epideminë dhe të përpiqen të ndërtojnë një vatër më të bukur në Tokë.
Me rastin e Vitit të Ri, anëtarët e familjes mblidhen të gjithë së bashku. U uroj të gjitha vendeve paqe e siguri dhe të gjithë popujve harmoni dhe lumturi.
Ju faleminderit!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?