Google ADS

Urimi për Vitin e Ri nga Dafina Zeqiri dhe Dj Geek vjen në çift

18:45 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak ditë më parë spekulimet që qarkullonin prej kohësh se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Dyshja e famshme shprehu publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Ishte Dafina, ajo e cila ndau disa fotografi krahas së cilave shkroi se “Ti je ai që më plotëson.”,

Ndërsa komenti i Dj Geek i vuri kapakun thashethemeve, pasi ia ktheu: “E di”. Ndërsa çifti po shijon periudhën më të ëmbël, nuk kishte si të mos e prisnin dhe Vitin e Ri së bashku. Këngëtarja e hitit “Një herë në jetë” ndau një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

“Gëzuar Vitin e Ri nga ne për ju”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së ëmbël. Kujtojmë që përsa i përket muzikës, Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte këtë vit. Kënga e fundit që u publikua katër ditë më parë mban titullin “Mos Shko” dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me Ylli Limanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme