Policia e Durrësit ka sekuestruar në Maminas 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre, teksa është vënë në hetim poseduesi i tyre
Kështu ka nisur procedimi penal për N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.
Njoftimi i policisë/ Durrës:
Policia e Durrësit kontrrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen në Maminas, 72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.
Procedohet penalisht tregtuesi i tyre.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve, në Maminas shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin N. Gj., i cili në bagazhin e makinës dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.
Kontrollet do të vijojnë në të gjith territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë./TCH
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita