Gjykata e Apelit ne ditën e fundit të vitit 2020, ka falënderuar vullnetarët e pandemisë.
Përshakë të vështirësive që shkaktoi pandemia Covid-19, në gjithë botën u vështirësua puna edhe në Gjykatën Apelit, por falë vullnetarëve kjo veshtersi u bë më e letë.
Ky është njoftimi i plotë nga Gjykata e Apelit për punën gjatë pandemisë:
16 marsi i vitit 2020, mund të ketë qenë një nga ditët më sfiduese për kryetarin e Gjykatës së Apelit Hasan Shala. Kosova si gjithë bota, po futej në një bllokadë totale, për shkak të masave parandaluese Covid -19, ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kishte marr vendim që gjykatat të punojnë vetëm më lëndë të natyrës urgjente.
Si rrjedhojë, pasi anuloi të gjitha seancat e kolegjeve dhe stafit i rekomandoi të punojë nga shtëpia, atij i duhej ta merrte edhe një vendim krejt të pazakontë.
Duhej që krahas gjyqtarëve që do të kryenin lëndët urgjente, të përcaktonte edhe stafin mbështetës për ta.
Por gjithçka u bë me e lehtë për kryetarin, kur në zyrë filluan t’i paraqitën vullnetarët.
Ndër ta edhe bashkëpunëtoret profesionale Leonita Lajçi dhe Kimete Veseli si dhe zyrtarja ligjore Alba Makolli. Ato shprehen gatishmërinë të punojnë më lëndë të natyrës urgjente, pa pyetur për rrezikun që i kanosej nga infektimi me koronavirus.
“Në ditët e para të pandemisë, gjithçka ishte e zymtë. Qyteti i zbrazët, rrugët e boshatisura dhe për të ardhur në gjykatë duhej të kaloje, nëpër shumë patrulla policore” – nisë rrëfimin Leonita, e cila thotë se do t’i mbaj në mend gjatë ato ditë. Edhe Kimeti thotë se marsi dhe prilli i vitit 2020, ka qenë një nder periudhat më sfiduese në karrieren e saj. “Gjykata dominohej nga një heshtje totale. Kishte shumë pak njerëz dhe fare më pak atmosferë pune, megjithatë ne kishim një vullnet të madh për punë“ – deklaron ajo.
Ndërsa Alba shton se nuk e ndjen të kenë bërë diçka të veçantë. “Rrethanat ishin të vështira për të gjithë, ne thjeshtë bëmë atë që na takonte, punën tonë”- thekson ajo.
Vajzat urojnë që ajo kohë, kurrë të mos përsëritet dhe se virusi vrasës Covid -19, të marr fund sa më parë.
Gjykata e Apelit ka punuar me staf të reduktuar, gjatë muajit mars, prill dhe maj, ku në bazë të rotacionit janë perfshirë një numer i madh i stafit administrativ, si bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë, referenta, dorëzues, vozitës etj. Pavarësisht sfidave kjo gjykatë, ka arritur ta perfundoi vitin me rreth 15,000 lëndë te zgjidhura.
Në gjykatën e shkallës se dytë punojnë 48 gjyqtarë, të cilët gëzojnë mbështetje profesionale nga një staf prej 19 bashkëpunëtorëve profesional dhe 34 zyrtarëve ligjorë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?