Policia e Kosovës ka shqiptuar afro 108 mijë tiketa për mos-respektim të masave parandaluese të coronavirusit të ndërmarra nga qeveria, që nga 26 gushti deri më 30 dhjetor.
Diçka të tillë e ka konfirmuar Zyra për Informim e PK’së për express, derisa ka thënë se të dhënat janë të përgjithësuara, pa ndonjë dallim për mos-zbatim të masave.
“Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 30.12.2020 janë shqiptuar 107.791 Fletëparaqitje (tiketa), në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e dërguara nga ZIMP’ja.
Në mesin e vendimeve të shënuara në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë përkufizohet se personi fizik i cili nuk mbart maskën dhe nuk e mban distancën, dënohet me gjobë prej 35 eurosh.Ndërkaq, në këtë ligj, nënvizohet edhe ndalimi i organizimit të aktiviteteve, sikundër janë ahengjet, pikë kjo që në rast mos-respektimi, pason dënimi 200 euro për persona fizik, e 2,000 sosh për persona juridik.
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë