KRU “Prishtina” ka njoftuar se arsyeja e ndërprerjes me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjen ” Kalabria” në Prishtinë është për shkak të turbullimit pas reshjeve të shiut ditëve të fundit.
Përmes një njoftimi për media KRU “Prishtina” thotë se është duke u munduar që sa më shpejt të zgjidhin këtë problem për të rikthyer furnizimin me ujë.
“Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji. Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi