Një shtetas i Maqedonisë dyshohet se sot para dite rreth orës 10:20 në shtëpinë e tyre në Tiranë ka vrarë K.B, me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore dhe motrën e saj Z. M.
Vrasja e dyfishtë, sipas policisë, ka ndodhur në shtëpinë në të cilën kanë jetuar në lagjen “Astir” në Tiranë.
Në vendim e ngjarjes ishte drejtori i policisë Tiranës, i cili tha se është lëshuar urdhër arrest dhe apeloi secili që ka informacione të lajmërojë policinë.
“Autori i vrasjes së dyfishtë është P. A (59) nga Maqedonia Veriore. Ai gjuajti disa plumba nga një armë automatike, të cilën e la në vendin e ngjarjes dhe është arratisur. Forca të mëdha policie janë angazhuar për të zbuluar atë. Ne gjithashtu publikuam një foto të tij dhe i bëj thirrje kujtdo që mund të ndihmojë në gjetjen e tij”, apeloi Jaupi.
Ai shtoi se para disa vitesh i dyshuari e ka ndryshuar mbiemrin.
“P. A. ndryshoi mbiemrin që kishte deri atëherë. Ai e kreu vrasjen para fëmijëve të njërës prej motrave. Motivi fillestar është se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të një grindje me një nga motrat për vazhdimin e bashkimit martesor”, tha Jaupi.
Ai potencoi se janë informuar të gjitha stacionet e policisë në vend, ndërsa është realizuar kontakt edhe me kolegët e Maqedonisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...