Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar vitin e ri 2021. Ai fillimisht shpreh ngushëllime për personat që i kanë humbur të afërmit e tyre nga pandemia, si dhe apelon për kujdes gjatë festave.
“Njëkohësisht, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin mjekësor dhe policor bashkë me të gjithë të tjerët që ishin në vijat e para të frontit në betejën me armikun e padukshëm gjatë gjithë këtij viti të vështirë. Megjithatë, në gjithë vështirësinë e vet, koha e pandemisë na dëshmoi më së miri që të gjithë thithim të njëjtin ajër, të gjithëve na ngroh i njëjti diell dhe se vetëm të bashkuar e të barabartë mund të ngadhënjejmë”.
“Si të tillë, të bashkuar dhe të barabartë, këtë vit u anëtarësuam në NATO dhe përfituam dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian për negociatat aderuese duke rrumbullakësuar kështu ëndrrën shumë-dekadëshe dhe përcaktimin rilindas. Të bashkuar ngadhënjyem edhe në zgjedhjet e korrikut dhe arritëm marrëveshjen qeverisëse e cila u përshëndet nga të gjithë ndërsa sot jemi në zbatim e sipër”.
“Të dashur miq, ne jemi këtu për njëri tjetrin në çdo kohë, në të mirë e në të keq, pranë dhe bashkë, të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta. Më lejoni që ti drejtohem çdo familjeje, secilit prej jush kudo që të ndodhet, në vendin tonë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Luginë e diasporë, me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për një vit më të mirë, të mbarë e të shëndetshëm, pranë dhe bashkë me njëri tjetrin”, thotë Ahmeti në urim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...