Përveç atmosferës së mirë që krijohet gjatë festës së fundvitit edhe ushqimi është i pashmangshëm, me të cilin shpeshherë edhe teprohet.
E kjo bënë që të ngrihemi në peshë shumë shpejt.
Sa i përket kësaj, nutricisti Agron Rexhepi, në një intervistë për arbresh.info tha se gjatë festave duhet të ndiqet një rrugë e ndërmjetme sa i përket ushqimit, pra mos të jemi ekstrem as në të mirë as në të keq.
“Sa i përket marrjes së kalorive, gjatë periudhës së festave të fundvititit është problem që të korrigjohen kaloritë e marra përveç se duhet të ketë nje person me disiplinë të fortë që të përmbahet. Unë mendoj që nuk duhet të jemi ekstrem as në të mirë e as në të keq, kështu që duhet të ndjeket një rrugë e ndërmjetme. Festë nuk ka çdo ditë dhe nuk zgjasin shumë, mirëpo duhet ti kushtojmë rëndësi aq sa mundemi”, tha Rexhepi.
Gabimin më të madh që bëhet gjatë festave, Rexhepi e konsideron konsumiin e ushqimeve në orët e vona të mbrëmjes.
E ushqimin që duhet ta përdorim me sasi të limituar, ai tha se janë ëmbëlsirat.
“Numri i kalorive se sa duhet të marrim varet nga gjinia, mosha, gjatësia dhe pesha. Kështu që nuk mund të shkojmë kaq shumë me një përmasë. Nëse dëshirojmë të humbim peshë sigurisht duhet zvogëluar energjitë hyrëse dhe të rrisim shpenzimin e kalorive. Ushqimi duhet të shmanget aq sa ka mundësi. Nëse bazohemi në udhëzuesin piramidal, ëmbëlsirat janë në kreun e piramidës ku sasia e tyre duhet të jetë shumë e limituar. Gabimi më i madh që bëhet gjatë festave është konsumimi i ushqimeve pasdite, shmangen orët e paradites, në këtë kohë kur metabolizmi ynë bie”, u shpreh Rexhepi.
Rëndësi më të madhe duhet t’i kushtohet ujit, cajrave dhe lëngjeve.
Pasi që disa ushqime është e vështirë t’i shmangim, Rexhepi tha se duhet të bëjmë kufizime.
“Gjatë festave duhet t’i kushtohet rëndësi marrjes së mjaftueshme të ujit dhe çajrave dhe lëngjeve, se mund të ketë keqkuptim në lëngjet e procesume, duhet të pasur kujdes edhe në marrjen e pemëve dhe perimeve, t’i marrim me sasi të mjaftueshme. Drithërat me sasi të mjaftueshme, ndërkaq ato ushqimet tjera hiperkalorike që janë nuk mund ti shmangim, por mirë është nëse mund të bëjmë një kufizim”, tha Rexhepi.
Pasi që në kohë festash aktiviteti fizik mungon, sipas tij ecja është mënyra më e mirë se si të largohen kaloritë e marra.
“Gjatë festave është i kufizuar aktiviteti fizik, e nëse kemi mundësi në orët e vonshme të pasdites, mirë kishe me qenë të bëhet një ecje e shpejtë e cila ndihmon në rritjen e energjisë dalëse edhe në shkrirjen e kalorive të tepërta. Një gjë me rëndësi është që në ditët pasuese t’i kushtojmë rëndësi marrjes së mjaftueshme të lëngjeve, sepse me një hidratim të mjaftueshëm. Preferohen pemë, perime, fruta të gjelberta meqenëse kanë klorofil, i cili është një nga detoksifikust më të fuqishëm për organizëm”, tha Rexhepi.
Gjatë natës së vitit të ri nuk mungojnë as duhani dhe pirjet alkoolike, ku sipas nuticistit Rexhepi ndikojnë negativisht në organet e njeriut e sidomos në mëlçi.
Ai tha se një gram alkool mund të jap rreth 7 kilo kalori.
“Gjatë festave rritet edhe pirja e duhanit, diku mbi 4000 përbërës janë që dëmtojnë shëndetin, mbi 100 janë kancerogjen. Ndërkaq alkooli, detoksifikimit i alkoolit bëhet në mëlçi. Shumica që konsumojnë me rregull alkoolin e kanë mëlçinë e dhjamosur. 1 gram alkool të jep 7 kilo kalori , ndërkaq 1 gram yndyrë të jep 9 kilo-kalori. Te ne për alkoolin thonë se një gotë në ditë është e mirë sepse thonë të pastron, mirëpo jo nuk të pastron, organizmi është vetvetiu i pastër”, tha Rexhepi./arbresh.info/E.H/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...