Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të gjykatës, shkruan arbresh.info.
“Detyrën e dorëzoi kryetarja aktuale Afërdita Bytyçi, e cila e përfundoi mandatin e saj dhe nga tani aktivitetin do ta ushtrojë si gjyqtare në departamentin Special të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, detyrën e pranoi Arben Hoti, gjyqtar në departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili këtë detyrë do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...