Ka dalë në treg libri i titulluar ‘Fjalor i mikrotoponimisë së Istogut’ nga dr.Sejdi Gashi.
Sipas recensuesve të kësaj vepre, prof.ass.dr . Naim Berishës dhe prof. ass.dr. Abdurrahim Maxhunit, libri “Fjalor i mikrotoponimisë së Istogut”, i autorit dr. Sejdi Gashi, padyshim se përbën një kontribut të çmuar në fushën e albanologjisë në përgjithësi e të onomastikës në veçanti.
Autori në këtë vepër ka sjellë një material të gjerë, 1200 njësi të vjela nga 52 fshatra të trevës së Istogut, si: emërtime fushash e tokash bujqësore, zabelesh, kodrash, brigjesh, lugjesh, livadhesh e kullotash, arash, lumenjsh, përrenjsh, trojesh, bjeshkësh e malesh, kro¬jesh, varrezash, qafa malesh, por edhe antroponimesh etj.
Mbledhja dhe sistemimi i onomastikës, në këtë rast i mikrotoponimeve ka vlerë të madhe gjuhësore e historike.
Përmes mikrotoponimeve të kësaj ana njihet më mirë prezenca e hershme e emërtimeve shqiptare, sikundër dhe ndikimet e huaja sllave e turke. /arbresh.info/
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera