Një rajon indian, i qeverisur nga partia e kryeministrit nacionalist, Narendra Modi, ka miratuar një ligj me të cilin ndalohen të gjitha shkollat islame, duke thënë se ato ofrojnë shkollim nën standarde.
Politikanët e opozitës e kritikuan këtë vendim dhe thanë se ai e pasqyron qëndrimin e qeverisë kundër myslimanëve në shtetin me shumicë hinduse, shkruan The Guardian.
Mbi 700 medrese në këtë rajon do të mbyllen deri në prill të vitit të ardhshëm, bëri të ditur ministri rajonal i Arsimit në Asad, Himanta Sarma.
“Kemi nevojë për më shumë mjekë, policë, ndërmarrës dhe mësues nga komuniteti pakic i myslimanëve, jo imamë për xhami”, tha ministri Sarma, i cili është pjesë e partisë së kryeministrit Modi.
Ai tha se qeveria do t’i shndërrojë medresetë në shkolla të rregullta, sepse, sipas tij, medresetë nuk mund t’i përgatisin njerëzit për botën e përkohshme dhe shqetësimet e saj.
Politikanët e opozitës thanë se ky është sulm ndaj myslimanëve. “Ideja është që të zhduken myslimanët”, tha një ligjvënës nga partia opozitare, Kongresi./GazetaExpress
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...