Google ADS

Zvicerani humb jetën pasi bëri vaksinën

00:25 | 31 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Një person nga Zvicra i cili ishte ndër personat e parë në atë vend që u vaksinua kundër Covid-19 ka humbur jetën.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët në kantonin e Lucernit, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinimin apo jo.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha zëdhënësi, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zviceran të ilaçeve Swissmedic.

Vaksinat COVID-19 në Zvicër kishin filluar nga Lucerni javën e kaluar. Një dozë e vaksinës Pfizer-BioNTech në fillim iu dha të moshuarve, raporton OraNews.

Deri më tani Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine dhe pret që të marrë 250,000 të tjera në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Zvicra deri tani ka regjistruar 442,481 raste të virusit dhe 7,493 vdekje.

Vendi ka raportuar gjithashtu pesë raste të variantit të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy të variantit të Afrikës së Jugut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme