Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një emision televiziv deklaroi se ishte një surprizë për të që tashmë është një kandidat për kryeministër të Kosovës, duke shtuar se ka përvojë për të pasur një post të tillë.
“Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi për shkak të situatës në PDK. Pas konfirmimit të akuzave ndaj z.Veseli ndodhi diçka e tillë. Ne si PDK kemi vendosur që kreu i partisë duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër”, tha Hoxhaj, në “News 24”.
Hoxhaj shtoi se viti 2020 ishte i vështirë për Kosovën. Ai theksoi se në vitin që lamë pas, Kosova pati një jetë politike të trazuar, duke nënvizuar se qeveria e Kurtit dhe e Hotit degraduan gjendjen në vend.
“Fillimisht pandemia goditi Kosovën dhe më pas kishim krizë të vazhdueshme. Qeveria e Kurtit dhe Hotit sollën degradim politik e ekonomik të Kosovës. Kosova u godit nga aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Qytetarët e dinë se pa PDK vendi nuk mund të ketë stabilitet. Kurti e nisi qeverinë e tij duke pasur krisje me SHBA-të, e zoti Hoti nuk pati sukses. Prandaj, PDK është e nevojshme që të udhëheqë qeverinë. Kam programin dhe njerëzit më të mirë për të drejtuar qeverinë”, u shpreh Hoxhaj.
Më tej, Hoxhaj vlerësoi se goditja ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, është shndërruar në forcë në PDK. Për të, PDK këtë herë do të dalë forcë e parë politike në zgjedhje.
“Ka 7 javë që jam në terren në Kosovë. Kudo në Kosovë ka solidaritet me zotin Thaçi e Veseli. Goditja që kemi marrë nga Specialja ka marrë mllef, që është shndërruar në forcë. Ka solidaritet pas kësaj ngjarje. UÇK është themeli i PDK dhe i Kosovës. Në këto zgjedhje ne garojmë me kandidaturat më të mira, duke nisur nga unë. Kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Thaçi e Veseli, i kam miq të dy këta personalitete. Kur ishin në pushtet Thaçi e Veseli, kam qenë në qeveri. Kam kontribuar fort për Kosovën. Jam i sigurt se do jemi subjekti i parë politik në zgjedhje”, përmbylli Hoxhaj./Arbrersh.info/
Avdullah Hoti e fton të përballet në debat televiziv Albin Kurtin
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...