Google ADS

E konfirmon Hoti: Emri i ri i drejtorit të AKI-së ka mbërritur në Presidencë

22:08 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Hoti në Rubikon ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje”.

“Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së”.

“Iniciativa ka qenë e imja”.

“Ligji më kufizon në çfarë do informate rreth kësaj çështje, unë mund të them se e kam ftuar në zyrë dhe kam diskutuar me të pastaj e kam liruar nga puna. E kam përcjellë letrën tek ushtruesja e detyres së presidentit, Vjosa Osmani, dhe ka rënë dakord”, është shprehur Hoti./Arbresh.info/

 

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Avdullah Hoti e fton të përballet në debat televiziv Albin Kurtin

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme