Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të zhvendoset në objekt të ri, që ditëve të fundit e bleu ekzekutivi.
Bashkë me këtë dikaster, në objektin e ri që gjendet pranë Ministrisë së Jashtme dhe Filarmonisë, do të zhvendosen edhe Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve, Inspektorati shtetëror për përdorim të gjuhëve, Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive, Drejtoria për afirmimin e kulturës së pjesëtarëve të bashkësive, Drejtoria për zhvillimin e arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Ansambli Kombëtar shqiptar.
Nga Qeveria thonë se objekti i ri ka kushtuar 14 milion euro, por se kjo shumë do të paguhet brenda disa viteve.
Ky objekt i ishte premtuar paraprakisht Komisionit anti-korrupsion, për çka reagoi një ditë më parë vetë Drejtorja, Biljana Ivanovska. Tha se për të zgjidhur problemin me kushtet hapësinore për punonjësit dhe për akomodimin e pajisjeve kanë rekonstruuar hapësirat aktuale.
“Me Buxhetin për vitin e ardhshëm, ne siguruam fonde për punësime të reja, prokurimin e softuerit dhe rindërtimin e mjediseve ekzistuese, duke pasur parasysh që nuk e morëm hapësirën që na e dha Qeveria në fillim të vitit 2020. Fondet e destinuara për blerjen e saj, Qeveria i rialokoi për krizën shëndetësore. Ministrat kompetentë na bindën se shteti nuk ka mjete për ta blerë atë hapësirë. Por së fundmi, Qeveria vendosi ta blejë të njëjtën hapësirë që ishte parashikuar për Komisionin, por këtë herë do të zhvendoset Ministria e Sistemit Politik”- deklaroi Biljana Ivanovska, Komisioni anti-korrupsion./alsat
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet