Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë u arrit me kompaninë këtë pasdite, ndërsa sasia do të dihet në javët në vijim.
Dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje thonë se Ministria e Shëndetësisë vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit Covax, nga ku pritet orari dhe data për shpërndarjen e sasive të para. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt një fitore përfundimtare mbi pandeminë, njofton telegrafi maqedoni.
Ministria informon se frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave priten në janar dhe kështu sistemi shëndetësor i Maqedonisë do të jetë plotësisht i përgatitur për vaksinim.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...