MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

16:31 | 30 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit.

Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e  rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve, transmeton arbresh.info

Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi 26 dhjetor deri me 2 janar.

Shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa  dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj.

Pas blerjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, konsumatorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që këta artikuj të mos dëmtohen gjatë transportit dhe në shtëpi t’i vendosin në vend të sigurt ku fëmijët të mos kenë qasje.

Luten qytetarët që para përdorimit të fishekzjarrëve të lexohen udhëzimet e përdorimit të vendosura në produkt.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme i uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme