Google ADS

234 raste të reja me Covid-19

15:14 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

234 persona janë infektuar me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu njofton Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë në Kosovë, shkruan arbresh.info

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme