Bashkimi Europian firmosi sot, 30 dhjetor, formalisht marrëveshjen me Britaninë e Madhe për të vazhduar raportet e mira tregtare edhe pas largimit të saj nga unioni.
Ceremonia e nënshkrimit në Bruksel kishte si pjesëmarrës presidenten e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, dhe presidentin e Këshillit, Sharl Mishel.
Dokumentet u transferuan më pas me avionin mbretëror drejt Londrës për të marrë edhe firmën e kryeministrit britanik, Boris Xhonson.
Dokumenti me 1,240 faqe i njohur zyrtarisht si Marrëveshje BE-Britani për Tregti dhe Bashkëpunim u arrit në prag të Krishtlindjeve pas muajve me negociata intensive.
Me mirëkuptim, palët vendosën që nga 1 janari 2021 të mos aplikojnë tarifa për mallrat mes shteteve; për pesë vite e gjysmë, Britania do të marrë vetëm 25 për qind të vlerës së peshqve që kapen në ujërat e saj; një organ i ri do të trajtojë mosmarrëveshjet e mundshme; do të garantohet konkurrenca e drejtë në treg; ndërsa për sa i përket udhëtimeve, britanikëve do u duhet një vizë për të qëndruar më gjatë se tre muaj në një vend të BE-së.
Kushtet e marrëveshjes tregtare me BE-në u debatuan edhe në parlamentin britanik, i cili do të duhet të shprehet përfundimisht para mesnatës së 31 dhjetorit.
Kryeministri Xhonson u tha të mërkurën (30 dhjetor 2020) ligjvënësve se marrëveshja pas Breksitit hap një kapitull të ri në historinë e Britanisë, duke i rikthyer asaj sovranitetin e vjetër.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...