“Të respektohen masat dhe të festohet në mënyrë të përgjegjshme”, porositën sot udhëheqësit e bashkësive fetare dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, të cilët realizuan takim në Klubin e deputetëve në Shkup.
Në takim morën pjesë kryepeshkopi Stefan, kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu, peshkopi Kiro Stojanov dhe Marjan Dimov.
“Të festojmë përgjegjshëm, të jemi në rrethin e familjeve dhe t’i shmangim tubimet, përveç kur është e patjetërsueshme, por me respektim të masave”, thanë liderët fetarë.
Ata në takim diskutuan edhe për reformat në arsimin fillor, dhe kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i përfshijë ata në diskutimin publik për propozim-ndryshimet./Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...