Liverpooli synon t’i kthehet fitores

13:34 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

“Reds” e vizitojnë sonte Newcastlen në ndeshjen e tyre të fundit në vitin kalendarik 2020.

Liverpooli do të mundohet sonte t’i kthehet fitores në Premierligë. “Reds” vijnë nga barazimi i papritur me West Bromin në shtëpi.

Ndërsa, sonte i synojnë të tria pikët në udhëtimin që do ta kenë në Newcastle.Aktualisht, ekipi i Jurgen Kloppit prin në Premierligë pas 15 xhirosh me dy pikë më shumë se Manchester United.Kampioni aktual anglez dëshiron ta mbyllë vitin kalendarik 2020 si lider i kampionatit anglez.Nga ana tjetër,

Newcastle di të jetë gjithmonë i rrezikshëm në shtëpi dhe do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi.Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

E paraprakisht sonte Tottenhami e pret Fulhamin në shtëpi. Skuadra e Jose Mourinhos ka nevojë për fitore për t’u ngritur sadopak në tabelë.Në anën tjetër, Fulhami deri tash është treguar i pafuqishëm këtë edicion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme