Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro pas tërmetit

12:57 | 30 Dhjetor 2020
V. S.

Shqipëria do ta ndihmojë Kroacinë me 250 mijë euro, pas tërmeteve që kanë goditur shtetin kroat gjatë të martës dhe të mërkurës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postimi në Twitter shkruan se ka firmosur dekretin për të ndihmuar “vëllezërit e Kroacisë në rilindjen e Petrinjës.”

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Just signed the Government of Albania decree to donate 250k EURO to brotherly Croatia to help the rebirth of Petrinja after the devastating #earthquake! #Croatia is an example of resilience and a role model for us in its amazing transformation in a proud EU country ????? pic.twitter.com/P71enfTIVH

— Edi Rama (@ediramaal) December 30, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme