Google ADS

Xhaferi: Tema e legalizimit të marihuanës është përshpejtuar, ne nuk jemi Holandë

11:51 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “Utrinski Birfing” tha se tema për legalizimin e marihuanës është përshpejtuar, pasi siç tha ende s’janë krijuar kushtet për një gjë të tillë.

Ai tha se Maqedonia nuk është Holandë, por siç shtoi nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e ka ndërmend ta bllokojë.

“Debati çdoherë është i nevojshëm, por duke shikuar perceptimin e qytetarëve në përgjithësi, vlerësoj se tema për dekriminalizimin dhe depenalizimin e marihuanës është e përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve, mendoj se tek shumica sundon perceptimi se parakushtet, mentaliteti dhe kuptimi në krahasim me këto çështje nuk janë njësoj me ato të Holandës, ne s’jemi Holandë. Për këtë mendoj se duhet debat më i gjerë, por nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e kam ndërmend ta bllokojë”, deklaroi Xhaferi.

Të ngjashme