Google ADS

Bie numri i pacientëve me Covid në Spitalin e Pejës

08:43 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas statistikave të muajve të fundit ku numri thuajse kalonte çdo herë shifrën 100, ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të pacientëve me Covid në Spitalin e Pejën.

Aktulisht në këtë spital po trajtohen 64 pacientë me Covid19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dyja të gjinisë femërore.

203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,071 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme