Google ADS

Haziri: Besoj që nesër do të dalim me emër për kryeministër

23:53 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fiani në T7, ka thënë se beson që nesër LDK’ja del zyrtarisht me emrin e kandidatit për kryeministër.

“Besoj se nesër do të dalim me emër për kryeminsitër”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai tha se për këtë cështje ka debat brenda LDK’së.

Ai gjithashtu foli edhe për pozitën e tij brenda LDK’së në zgjedhjet e ardhshme. Haziri tha se ushtron detyrën ku është dhe nuk sheh lakmi tjetër.

“Në LDK jemi në debat të brendshëm për këtë çështje (kryeministrin). Për LDK’në, ne e kemi kryeministrin në detyrë”.

“Unë e ushtroj detyrën aty ku jam, nuk shoh lakmi tjetër”, shtoi Haziri.

Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme