Google ADS

Bora lë katër ditë pa energji elektrike Valbonën

23:09 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nisja e reshjeve të dëborës, prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji.

Nga stuhite e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm.

Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.

Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.

Të dielën, defekte pati edhe në Kukës dhe fshatrat përreth./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme