Google ADS

Francezët skeptikë ndaj vaksinës, 40 përqind e tyre duan të vaksinohen

22:19 | 29 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Katër në 10 persona në Francë dëshirojnë të vaksionen kundër koronavirusit.

Këto janë të dhënat e publikuara të cilat janë marrë nga një sondazh publik i kryer në partneritet midis Ipsos Global Advisor dhe Forumit Ekonomik Botëror, transmeton portal arbresh.info

Kjo e vendos Francës pas vendeve si Rusia, ku 43 përqind e rusëve janë pro vaksinës dhe Afrikës së Jugut, ku 53 përqind e të të anketuarve janë të gatshëm që të vaksinohen, shkruan Guardian.

Në krye të listës së vendeve ku padurimi për vaksinën është i lartë janë Kina me 80 përqind dhe Britania e Madhe me 77 përqind.

Sipas një sondazhi të kryer të hënën, frika nga efektet anësore përmendet më shpesh si një arsye për refuzimin e vaksinës. Në Shtetet e Bashkuara, ku fushata masive e vaksinimit ka filluar tani seriozisht, 69 përqind e njerëzve tani duan që të vaksinohen. Shifrat janë rritur që nga muaji tetor.

Franca nisi një fushatë vaksinimi të dielën, së bashku me shumicën e vendeve të BE-së, duke vaksinuar së pari banorët e shtëpive e të moshuarve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme