Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth zgjedhjeve të reja në vend që do të mbahen në fillim të vitit 2021.
Kurti thotë se populli tashmë e ka ndarë mendjen se për kë do të votojë.
“Në Kosovë për një kohë të gjatë nuk do të kemi zgjedhje. Por, do të kemi referendum”.
“Më së miri këtë e treguan zgjedhjet që u mbajtën në një komunë [Podujevë], jam goxha optimist për vitin 2021”, tha Kurti.
Kurti këto deklarata i bëri në një debat online ku po merr pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe Viola von Cramon, raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian.
Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban
Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zem...
I akuzuar për përndjekje, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e siguri...
Hasani: 2600 shërbime të ofruara për periudhën janar –...
Mozzik feston ditëlindjen, Lotina me urim të veçantë: Krejt ...