Tërmeti në Kroaci, Basha: Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për famijet e viktimave

21:11 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, shpreh solidaritetin e tij me popullin kroat pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dalmat ditën e sotme.

Lideri i opozitës shprehet i hidhëruar me lajmin e sotëm, ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit.

‘I trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për famijet e viktimave. Ne solidarizohemi me popullin dhe shetin kroat @AndrejPlenkovic dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.’/oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme