QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

19:37 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nga QKUK kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Me anë të një komunikate për media, është bërë e ditur se të lënduarit janë vizituar sot nga u.d i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, shkruan lajmi.net.

“Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë”, thuhet tutje në njoftim.

Në komunikatë thuhet se drejtori ka falënderuar stafin shëndetësor për trajtimin e të lënduarve. Ai, ju ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe kthim në familjet e tyre. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme