Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pyetur lidhur me vaksinimin, ajo ka bërë të ditur se fillimisht qeveria ka në pritshmëri që të vaksinohet 20% e popullatës.
Në emisionin “Top Talk” në Top Channel ajo ka shtuar se janë në bisedime me kompani të ndryshme që kanë lançuar vaksinën anti covid dhe së në fillim të viti tjetër edhe Shqipëria do të ketë siguruar vaksinat dhe do të nisë injektimin në popullatë.
“Jemi duke punuar në disa drejtime. Me mekanizmin Covax ku janë mbi 160 shtete, dhe në grupin e tyre është edhe Shqipëria. Kemi financuar me vaksinën për ta blerë nëpërmjet këtij instrumenti. Presim që të kemi një mbulesë 20% të popullatës. Kemi vijuar negociatat, por nuk e kemi ndalur punën edhe në drejtime të tjera. Edhe Rama e ak thënë që jemi afër marrëveshjes me Pfizer. Po bisedojmë me Modernën dhe astrazeneca. Do jetë padyshim fillimi i vitit tjetër që do kemi edhe ne vaksinën me grupet prioritare. Personeli shëndetësor në frontin e parë në luftën kundër covid dhe më pas me grupet e riskut me personat mbi 75 vjeç dhe me mësuesit me punonjësi te policisë. Janë të përcaktuara nga ekspertët dhe grupet e vaksinimit. Për të priotizuar grupet po punojmë me grupet e riskut.”
Ndërkohë Manastirliu ashtu siç kryeministri Rama kishte thënë më parë, ka konfirmuar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.
“Çdo vaksinë që përfshihet për në kalendarin e vaksinimit. Klasifikohet nga komiteti i ekspertëve dhe vaksinimit. Covid është vlerësuar si një vaksinë e lirë dhe jo e obligueshme. Por sigurisht do të vlerësohet nga komiteti i ekspertëve dhe vendimet i marrin kohë pas kohe. Momentalisht kjo vaksinë s’do të jetë e detyrueshme.” ka thënë Manastirliu.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para