Google ADS

Pas Kroacisë, tërmet edhe në Itali

19:00 | 29 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Pas Kroacisë, një tërmet godet Italinë e Veriut.

Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet kanë qenë të një force prej 4.4 ballësh të shkallës rihter, 22 kilometra larg qytetit të Veronës.

Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Sot, një tërmet i fuqishëm me një një magnitude 6.4 të shkallës rihter ka goditur Kroacinë duke sheshuar me qindra ndërtesa.

Mësohet se është regjistruar viktima e parë e cila është një vajzë 12 vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme